
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 mars 2026 rreth orës 20:10 në rrugën “B”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari dyshohet se ka hedhur nga vetura një paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash.
Pas konfiskimit dhe matjes, substanca ka rezultuar të ketë peshë 77.88 gramë. I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.