Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi një tjetër dhe e bëri për spital

09:03 | 14 Mars 2024
arrestohet-nje-person-ne-prishtine,-sulmoi-nje-tjeter-dhe-e-beri-per-spital

Një person është arrestuar në rrugën “Xhemajli Prishtina”, në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje që ka pasur ka sulmuar viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. Xhemajli Prishtina, Prishtinë / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: