Arrestohet një person në Prishtinë, u largua nga Psikiatria e më pas shkoi për ta shqetësuar bashkëshorten

09:11 | 27 Janar 2024
arrestohet-nje-person-ne-prishtine,-u-largua-nga-psikiatria-e-me-pas-shkoi-per-ta-shqetesuar-bashkeshorten

Një person në Prishtinë është arrestuar dje për dhunë në familje.

I njëjti fillimisht është larguar nga Klinika e Psikiatrisë në QKUK, për të shkuar më pas në banesën e bashkëshortes së tij.

Atje, ai dyshohet që ka shkaktuar presion psikik te gruaja.

Më pas, i njëjti është arrestuar nga organet e rendit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte larguar nga QKUK reparti psikiatrik  dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, viktimës femër kosovare, duke i shkaktuar presion psikik. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Front Online

Komento: