Arrestohet një person në Shtime, iu gjet një pushkë gjysmë automatike

21:33 | 15 Mars 2024
arrestohet-nje-person-ne-shtime,-iu-gjet-nje-pushke-gjysme-automatike

Një person me inicialet B.M., i moshës 50-vjeçare është arrestuar në fshatin Zborc të Shtimes, pasi policia ia gjeti një pushkë gjysmë automatike.

Policia bëri të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 15.03.2024, rreth orës 15:30, policët e stacionit në Shtime kanë pranuar një informatë se në fshatin Zborc të Shtimes një person posedon armë të zjarrit pa leje”.

“Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë personin B.M(M/K), i moshës 50 vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmë automatike”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se si provë materiale, policia të dyshuarit ia ka konfiskuar armën e zjarrit.

Komento: