Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se dhunoi një grua

10:06 | 14 Janar 2022

Arrestohet burri nga Skenderaj që dyshohet se dhunoi një grua në qershor të 2021-ës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një grua, në qershor të vitit të kaluar, në Skenderaj.

“Skenderaj, Qershor-2021-NN. Me 14.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, thekson raporti.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: