Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se plagosi djalin e tij me armë zjarri

10:10 | 02 Gusht 2026
arrestohet-nje-person-ne-suhareke,-dyshohet-se-plagosi-djalin-e-tij-me-arme-zjarri

Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimet për veprat penale “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje në familje, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Komento: