Arrestohet një person në Vushtrri, iu gjet edhe një armë gjuetie

10:03 | 26 Mars 2024
arrestohet-nje-person-ne-vushtrri,-iu-gjet-edhe-nje-arme-gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti kishte sulmuar një person tjetër.

I njëjti ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar një armë gjuetie dhe katër fishekë.

Rasti është vlerësuar si “Lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari njësiti policor ka konfiskuar edhe një armë gjuetie me katër fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: