Vodhi paratë e firmës, arrestohet i dyshuari.
Të shtunën në Fushë Kosovë është arrestuar një person që dyshohet se i ka keqpërdorur paratë e firmës ku punonte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i firmës, i dyshuari ka marrë një shumë parash dhe nuk i ka kthyer më. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.