Arrestohet një person pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

09:35 | 03 Dhjetor 2023
arrestohet-nje-person-pasi-sulmoi-dy-zyrtare-policore

Një person i ka sulmuar dje dy zyrtarë policorë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Komento: