Arrestohet një person për kultivim të bimëve narkotike në Kaçanik

15:14 | 04 Korrik 2024
arrestohet-nje-person-per-kultivim-te-bimeve-narkotike-ne-kacanik

Në fshatin Sopanicë të Kaçanikut është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: katër bimë të llojit kanabis-sativa të gjatësisë rreth 20 cm, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 624.15 gramë, një pako me rizlla (letër për mbështjellje të marihuanës), 80 qese najloni të zbrazëta dhe një thikë.

Policia bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: