Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture në Prizren

08:45 | 24 Janar 2024
arrestohet-nje-person-per-sulm-seksual-ndaj-nje-te-miture-ne-prizren

Është arrestuar një person dje në Prizren, pasi që dyshohet se me 7 janar e kishte sulmuar seksualisht një të mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 07.01.2024-16:50. Me datë 23.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: