Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Gjilan

20:49 | 16 Gusht 2023
arrestohet-nje-person-per-vjedhje-te-rende-ne-gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore,  ka arrestuar  një person të kërkuar për vepren penale vjedhje  e rëndë. Personi i kërkuar i cili sot është arrestuar është  S.Q.  i lindur  në vitin  2004.

Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore,  për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë  muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’.

I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: