Policia arreston një të dyshuar për “trafik me armë” në Podujevë.
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari për “trafikim me armë” në një fshat të Podujevës.
Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:
Dy armë të shkurtra (revole)
Një armë e gjatë (ajrore) .
Njëzet e pesë fishekë,
Dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata),
Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,
Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)
Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.