Arrestohet një zyrtar i ATK-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare

08:54 | 20 Shtator 2023
arrestohet-nje-zyrtar-i-atk-se-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare

Është arrestuar dje një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, nën dyshimin se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 19.09.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i ATK-së, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Komento: