Arrestohet njëri nga personat që e kishte dërguar vajzën 20 vjeçare pa shenja jete në spital

23:19 | 22 Gusht 2021

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin nga personat e dyshimtë që kishte dërguar në spital vajzën 20 vjeçare pa shenja jete, mëson Indeksonline përmes burimeve.

Tutje, sipas burimeve të Indeksonline, i dyshuari kryesor është identifikuar nga Policia e Kosovës. Ai ka bashkëjetuar me viktimën.
Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.

Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara. Vdekja e 20 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt.

Komento: