Arrestohet nusja, e sulmoi fizikisht vjehrrën e saj

09:35 | 21 Shtator 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 12:30 në Fushë Kosovës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Komento: