Arrestohet pasi sulmon gruan në Prishtinë, i konfiskohen edhe dy armë

08:46 | 11 Nëntor 2023
arrestohet-pasi-sulmon-gruan-ne-prishtine,-i-konfiskohen-edhe-dy-arme

Të premten rreth orës 08:50 është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar  një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online

Komento: