
Pejani kapet duke falsifikuar teste të COVID-19, arrestohet.
Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka falsifikuar teste të COVID-19, raporton Express
Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Pejë, ku i dyshuari ka falsifikuar testet me logo të një laboratori.
Policia ka kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani dhe dëshmi tjera lidhur me falsifikimin e testeve të COVID-19.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me logo të një laboratori. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.