Arrestohet personi i kërkuar, ishte i dënuar për vrasje në tentativë

21:22 | 01 Tetor 2021

Policia ka arrestuar sot një person i cili kërkohej pasi ishte i dënuar për vrasje në tentativë.

Kështu kanë bërë të ditur nga policia në Prizren përmes një komunikate për medie.

“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, i dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”.

“Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhet në komunikatën për medie.

Komento: