Arrestohet personi që ishte arratisur nga stacioni policor në Prishtinë

10:00 | 16 Prill 2026
arrestohet-personi-qe-ishte-arratisur-nga-stacioni-policor-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dy ditë më herët ishte arratisur nga Stacioni Policor “Jugu” në Prishtinë derisa po intervistohej.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 13 prill 2026 rreth orës 16:10, ndërsa më 15 prill 2026 i dyshuari, mashkull kosovar, është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.

Rasti po hetohet për veprat penale: arratisje e personit të privuar nga liria, dëmtim i pasurisë së huaj dhe sulm ndaj personit zyrtar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: