Arrestohet pjestari i FSK-së, dyshohet se keqpërdori 15-vjeçaren, kjo është gjendja e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Arrestohet pjestari i FSK-së, dyshohet se keqpërdori 15-vjeçaren, kjo është gjendja e saj

20:49 | 08 Shkurt 2019

Ndalohet pjestari i FSK-së.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ndalur për 48 orë të dyshuarin M.S, pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim të një 15-vjeçare.

“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur vajzen e moshës 15 vjeçare, me ç’rast e njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Komento: