
Një person në Prishtinë është arrestuar gjatë së premtes.
I njëjti dyshohet se njëjti pas shqiptimit të një tikete kundërvajtje duke i ofenduar i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë , 01.09.2023-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete kundërvajtje duke i ofenduar i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport./Front Online