Arrestohet prishtinasi pasi i goditi me veturë dy persona para punëtorisë së tyre

09:33 | 07 Prill 2024
arrestohet-prishtinasi-pasi-i-goditi-me-veture-dy-persona-para-punetorise-se-tyre

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i kishte goditur me veturë dy persona para punëtorisë së vet, të shtunën.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti në fjalë kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një pagese.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Komento: