Arrestohet prishtinasi, voziti i dehur e më pas në stacion e sulmoi policin

08:49 | 18 Nëntor 2023
arrestohet-prishtinasi,-voziti-i-dehur-e-me-pas-ne-stacion-e-sulmoi-policin

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit e më pas në stacion e ka sulmuar fizikisht një polic.

Sipas policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor.

“Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Front Online

Komento: