Arrestohet prizrenasi, çka s’iu gjet në veturë dhe në lokalin që punon

10:08 | 13 October 2024
arrestohet-prizrenasi,-cka-s’iu-gjet-ne-veture-dhe-ne-lokalin-qe-punon

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturë dhe në lokalin ku ai punon, policia i ka gjetur dhe sekuestruar 13.69 gram kokainë, 137.67 gram marihuanë, 132.5 euro, 70 franga, dy kartela të bankës, një veturë, një telefon mobil, një thikë, një fishek dhe disa pajisje që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij dhe lokalit në të cilinë punon; janë gjetur dhe sekuestruar 13.69 gram  kokainë, 137.67 gram marihuanë, 132.5€, 70 franga, dy kartela të bankës, një veturë, një telefon mobil, një thikë, një fishek dhe disa pajisje që shërbejnë për paketim të narkotikëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Komento: