Arrestohet prizrenasi, ne gjendje të dehur sulmoi fizikisht policin

11:09 | 24 Dhjetor 2023
arrestohet-prizrenasi,-ne-gjendje-te-dehur-sulmoi-fizikisht-policin

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Wiliam Woker, Prizren 23.12.2023-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: