Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se policia e rajonit të Veriut u ka asistuar Krimeve të Rënda në arrestimin e të dyshuarit.
Ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan, ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.
“Rreth orës 11:00 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. Dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, u shpreh Elshani.