
Një shofer kamioni është ndaluar në Los Anxheles, Kaliforni, pasi përshkoi një rrugë plot me demonstrues që po marshonin në mbështetje të protestuesve iranianë.
Për pasojë, një person u godit, por askush nuk u lëndua rëndë. Kamioni u ndal disa blloqe më tutje dhe shoferi u mbajt nga policia për hetime të mëtejshme, raporton Al Jazeera.
Policia tha se shoferi u ndalua “në pritje të hetimeve të mëtejshme”. Ndërsa kujtojmë se raportohet se janë konfirmuar rreth protestues të vdekur që nga nisja e protestave në Iran më 28 dhjetor.