Arrestohet shtetasi i huaj në Aeroportin e Prishtinës

16:26 | 07 Shtator 2025
Arrestohet shtetasi i huaj në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas Policisë së Kosovës, ai u arrestua nën dyshimin se falsifikoi dokumentet e udhëtimit. I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se kishte falsifikuar dokumentet e udhëtimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: