E hodhi në tokë foton e Erdoganit.
Një person u arrestua në Turqi me arsyetimin se e hodhi në tokë fotografinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruajnë mediat turke, transmeton Gazeta Express.
Ngjarja raportohet se ndodhi në zyrën e Guvernatorit të Qarkut Ereğli një ditë më parë.
A.Ç dyshohet se e ka marrë fotografinë e Erdoganit në hyrje të një ndërtese dhe e ka hedhur në tokë. Nga ekipet e policisë ai është vënë në mbajtje.
Lënda u procedua më pas në Gjykatë.