Arrestohet vitiasi, i gjendet marihuanë

14:58 | 16 Shtator 2023
arrestohet-vitiasi,-i-gjendet-marihuane

Një person në Viti është arrestuar dje në orët e pasdites nga Policia e Kosovës.

Kjo, pasi që njësiti patrullues gjatë një kontrolle tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar 5.95 gramë marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Viti 15.09.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull  kosovar, pasi që njësiti patrullues gjatë një kontrolle tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar 5.95 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Front Online

Komento: