Arrestohet zyrtari i ndërtimit në Prizren pas keqpërdorimit të detyrës

22:04 | 07 October 2024

Është arrestuar një zyrtar i Inspektoratit të Ndërtimit në Komunën e Prizrenit, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë ndërtimit të një kompleksi në fshatin Landovicë.

Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet.

“Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin”, njofton Policia e Kosovës.

Komento: