Arrihet marrëveshja, Ancelotti trajner i Everton

22:33 | 16 Dhjetor 2019

Carlo Ancelotti ka nënshkruar marrëveshje me Everton.

Pak ditë pasi ndau rrugët me Napoli, Carlo Ancelotti duket se është pajtuar për një punë të re, në Premierligë.

‘Sky Sports’, ‘TalkSPORT’ dhe ‘Daily Express’ raportojnë se trajneri italian është pajtuar për kushtet bazë të kontratës, transmeton lajmi.

Kurse, ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Ancelotti do të jetë në Everton deri në vitin 2022.

Everton shkarkoi trajneri Marco Silva më 5 dhjetor të këtij viti, kurse Ancelotti u largua nga Napoli gjatë javës së kaluar.

Mbetet të shihet kur do të zyrtarizohet Ancelotti tek Everton.

Komento: