Nëntë vite pas largimit, mesfushori ofensivë Arda Turan ka vendosur të rikthehet te Galatasaray.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Galatasarayt.
Turan sezonin e fundit ka qenë i huazuar nga Barcelona te Istanbul Basaksehir, ku në 37 paraqitje ka shënuar dy gola.
Gjatë karrierës së tij, Turan ka veshur edhe fanellën e Atletico Madrid.
33 vjeçari ka gjithashtu 100 paraqitje edhe për Kombëtaren e Turqisë.