Arijanet Muriqi, nuk do të jetë më pjesë e Manchester Cityt.
Proteri i Kombëtares së Kosovës, nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së madhe angleze, Notingham Forest.
Mediet në Angli bëjnë të ditur se portieri i Kosovës tashmë është dakorduar për të nënshkruar kontratë një vjeçare me Notingham Forest, duke u huazuar te Manchester City.
20-vjeçari është në pronësinë e Manchester Cityt, ndërsa në sezonin e kaluar pas dëmtimit të portierit, Claudio Bravo, fitoi statusin e portierit të dytë.
Muriqi gjatë karrierës së tij, ka veshur për një ndeshje të vetme fanellën e Nac Breda, ndërsa për Manchester Cityn është paraqitur gjashtë herë.
Portieri i Manchester Cityt, në vitin 2018 ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, ku ka zhvilluar edhe pesë ndeshje.