Arrihet marrëveshja, Barella i bashkohet gjigantit nga Serie A

10:02 | 25 Qershor 2019

Nicolo Barella do të largohet gjatë verës nga Cagliari.

Skuadra e Interit ka fituar garën për shërbimet e mesfushorit italian Nicolo Barella.

E përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar të hënën se Interi ka arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e Barellas gjatë kësaj vere.

Për kartonin e 22-vjeçarit, Interi do të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim.

Ai pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me Interin dhe do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Barella edicionin e shkuar ka pasur 35 paraqitje në Serie A, duke shënuar një gol dhe asistuar katër.

Ai është ndër mesfushorët defensivë më të dalluar në Serie A si dhe është pjesë e Italisë. Barella prej vitit 2016 ka luajtur te Cagliari, më të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022.

Komento: