Arrihet marrëveshja, Belotti i bashkohet gjigantit nga Serie A

22:47 | 01 Gusht 2022

Andrea Belotti ka arritur marrëveshje trevjeçare me Romën që pritet të nënshkruhet porsa Eldor Shomurodov ta kompletojë transferimin te Bologna.

Ish-sulmuesi i Torinos është lojtar i lirë prej se i skadoi kontrata më 30 qershor dhe është lidhur me klube të shumta gjatë kësaj vere.

Giallorossët ishin më të interesuar për italianin dhe Sky Sport Italia e Sportitalia raportojnë se tashmë është arritur marrëveshja mes palëve.

Belotti do të përfitojë rreth 2.8 milionë euro në sezon plus bonuset dhe shtesat, ashtu që paga e tij mund të arrijë deri në 3.5 milionë euro.

28-vjeçari mund t’i bashkohet Romës vetëm pasi Shomurodov të lirohet. Ai pritet t’i bashkohet Bolognas si huazim me opsion blerjeje.

Komento: