Arrihet marrëveshja, Chelsea zyrtarizon transferimin e radhës

12:24 | 24 September 2020

Chelsea e ka mbyllur transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes me të cilin ka nënshkruar sot.

Portieri reprezentues i Senegalit ka nënshkruar kontratë për pesë-vitet e ardhshme me klubin nga “Stamford Bridge”.

Ai do të konkurrojë për një vend startuesi me Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero në sezonin e ardhshëm.

Pasi nënshkroi kontratën e tij afatgjatë me Blues, Mendy u shpreh i lumtur me këtë hap gjigant në karrierën e tij.

‘Unë jam aq i ngazëllyer që do të bashkohem me Chelsean. Është një ëndërr për mua të jem pjesë e kësaj skuadre emocionuese dhe të punoj me Frank Lampardin dhe të gjithë stafin e tij stërvitor. Unë mezi pres që të takoj shokët e mi të ekipit dhe të filloj”, ka thënë ai.

Portieri karrierën e tij e ka nisur te klubi AS Cherbourg. Ka luajtur më parë te Marseille B dhe Reims. Pas tre vitesh në Reims, Mendy u bashkua me Rennes përpara sezonit 2019/20.

Në fushatën e tij të parë portieri mbajti 13 portë e paprekur dhe pësoi vetëm 31 gola në 33 ndeshje.

Ai e ndihmoi Rennesit të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Komento: