Arrihet marrëveshja, Correa vesh fanellen e Milanit

14:47 | 02 Gusht 2019

Milan po tregohet shumë aktiv në afatin e transferimeve të verës.

Sulmuesi Angel Correa ka arritur marrëveshje me Milanin dhe ekipi nga Serie A tashmë po negocion me Atletico Madridin për lirimin e tij, ka shkruar të premten “Diario AS”.

Mësohet se Correa është pajtuar me një kontratë pesëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Ai te Milani shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri dhe në sulm do ta zëvendësoj Patrick Cutronen që ditë më parë u transferua te Wolverhamptoni.

Milani për kartonin e Correas po ofron 40 milionë euro derisa Atletico po kërkon edhe dhjetë milionë më shumë.

Argjentinasi 24-vjeçar, ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2025. Ai te ekipi spanjoll u transferua në janar të vitit 2015 nga San Lorenzo dhe edicionin e shkuar shënoi pesë gola në 49 ndeshje.

Komento: