Arrihet marrëveshja, deputetet e VV-së e LDK-së shfaqen bashkë

10:25 | 02 Shkurt 2020

Është arritur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka postuar një foto së bashku me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani si dhe me deputeten tjetër të VV-së Albulena Haxhiu.

“Na priftë e mbara”- ka shkruar deputetja në fjalë.

Sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Komento: