E konfirmon drejtori i Sassuolos: Frattesi është i Interit
Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka konfirmuar se Davide Frattesi ka nënshkruar me Interin .
Duke folur për mediat italiane të mërkurën, ai konfirmoi se kalimi i Frattesit në Inter është një punë e përfunduar.
“U bë, u bë, ai nënshkroi pak kohë më parë,” tha Carnevali.
“Nerazzurrët” do të kompletojnë nënshkrimin e tij në një marrëveshje huazimi me një detyrim të blerjes për 25 milionë euro dhe sulmuesin 22-vjeçar Samuele Mulattieri të përfshirë në marrëveshje.
Aiështë vlerësuar me 8 milionë euro.
Në garë për shërbimet e mesfushorit italian ishin edhe Milani dhe Roma.