Arrihet marrëveshja historike – Kosova dhe Shqipëria me ligë të përbashkët në basketboll

19:49 | 10 September 2020

Kosova dhe Shqipëria me ligë të përbashkët në basketboll .

Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.

Kosova dhe Shqipëria nga sot do të kenë një ligë të përbashkët në basketboll, përcjell lajmi.net.

Pas shumë negociatave, sot, në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave.

Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga dy shtetet.

Po ashtu, edhe bordi sot përbëhej nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 sekretarë të përgjithshëm të të dyja federatave.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel.

Për ngjarjen historike ka folur edhe Edi Rama. Më poshtë mund t’i dëgjoni fjalët e kryeministrit të Shqipërisë.

Komento: