Arrihet marrëveshja mes Icardit e gjgantit francez, PSG-së.
Marrëveshja midis Interit dhe Paris Saint Germain për Mauricio Icardin është drejt fundit. ESPN zbulon se PSG ka zbritur çmimin nga 70 në 60 milionë euro për argjentinasin.
55 milionë euro do të paguhen kesh, kurse 5% në formë të bonuseve. Lojtari do të përfitojë 10 milionë euro në vit te PSG.
Kampionët e Francës e kanë njoftuar Icardin se në verë do të largohet Cavani dhe do të ketë hapësirë të madhe në skuadër.
Bisedimet i ka udhëhequr gruaja e sulmuesit, Wanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe agjente e tij.