Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi duket se ka gati hakmarrjen për skuadrën e Interit.
Në mediat po spekulojnë zërat që një marrëveshje është arritur mes Paris Saint Germain dhe AC Milanit për transferimin e sulmuesit argjentinas në San Siro.
Sulmuesi nuk po arrin të gjejë hapësirën e nevojshme tek skuadra e Thomas Tuchel dhe nga ana tjetër agjentja dhe gruaja e tij Ëanda Nara i uroi fitoren Milanit në derbin kundër Interit, gjë që ka krijuar shumë thashetheme.
I gjithë ky operacion pritet që ti kushtojë Milanit diku rreth 75 milionë euro mirëpo një gjë e tillë nuk përbën problem pasi një aksion i tillë është aprovuar edhe nga Ivan Gazidis.