Skuadra e Interit e merr falas Alexis Sanchezin.
Inter dhe Man Utd kanë arritur marrëveshje për Alexis Sanchez.
Eksperti italian i merkatos, Fabrizio Romano ka lëshuar një lajm ‘bombë’.
Sipas Fabrizio Romano, Inter dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për transferimin permanent të Alexis Sanchez.
Bëhet e ditur se Inter nuk do të paguajnë asnjë cent për kartonin e tij, por vetëm do të marrin përsipër shpenzimet e pagës.
Alexis këtë edicion luajti si i huazuar tek Inter, ku në shumë raste kur nuk ishte i lënduar ishte zgjedhja e Conte për formacionin startues.
Mbetet të shihet nëse këto raportime do të zyrtarizohen më vonë nga njëra skuadër.