Achraf Hakimi pritet të bëhet me ekip të ri.
Inter është afër të finalizojë një lëvizje të madhe në merkaton e verës.
Skuadra ‘Zikaltër’ thuhet të ketë arritur tashmë marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë, Achraf Hakimi.
Inter pritet të paguajnë 40 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit, karton ky që i takon skuadrës së Real Madrid.
Lojtari aktualisht luan si i huazuar te Borussia Dortmund, por kontrata e tij për dy vite huazim po vjen te fundi.
Hakimi i ka dhënë dritën e gjelbër skuadrës së Inter, por tashmë pritet konfirmimi nga Real Madrid.