Arrihet marrëveshja, Inter e transferon yllin e Real Madridit

16:59 | 26 Qershor 2020

Achraf Hakimi pritet të bëhet me ekip të ri.

Inter është afër të finalizojë një lëvizje të madhe në merkaton e verës.

Skuadra ‘Zikaltër’ thuhet të ketë arritur tashmë marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë, Achraf Hakimi.

Inter pritet të paguajnë 40 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit, karton ky që i takon skuadrës së Real Madrid.

Lojtari aktualisht luan si i huazuar te Borussia Dortmund, por kontrata e tij për dy vite huazim po vjen te fundi.

Hakimi i ka dhënë dritën e gjelbër skuadrës së Inter, por tashmë pritet konfirmimi nga Real Madrid.

Komento: