Arrihet marrëveshja, Inter firmosë me yllin e United

18:11 | 14 Qershor 2019

Interi e ka ndërmend të përforcohet me emra të rinj.

Lukaku mund të jetë goditja e parë në “epokën” Conte te skuadra e Interit. Pas deklaratave të dashurisë së sulmuesit ndaj strategut italian, klubi zikaltër është vënë në lëvizje.

Sipas mediave italiane bisedimet kanë avancuar duke bërë që Lukaku dhe Inter të përfundojnë marrëveshjen mes tyre.

26 vjeçari ka pranuar një kontratë deri në vitin 2024 ku do të përfitojë 6.6 milion paundë + bonuse në vit.

Interi ndërkohë është edhe pranë Barellas së Cagliarit, për të cilin gjithçka mund të mbyllet për shifrën e 35 milionë euro.

Komento: