LDK arrin pajtim, Isa Mustafa kandidat konsensual për kryetar të partisë.
Pas një mbledhje tri orëshe LDK ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri në pozitën e të parit, mëson Gazeta Express nga burime brenda mbledhjes së kryesisë.
Që nga ora 10:00 e mëngjesit, Isa Mustafa është duke mbajtur mbledhje me anëtart e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK në Kuvendin Zgjedhorë, e që do të mbajë pozitën e të parin për katër vitet e ardhshme.
Kryesia e LDK-së është duke vazhduar ende mbledhjen derisa Express ka mësuar se është arritur në darkordim që Mustafa të kandidojë nesër për të parin e partisë.
Mustafa pas takimit me kryesinë do të takohet edhe me kryetarët e degëve.