Arrihet marrëveshja, Isco kalon në Bundesligë

23:21 | 30 January 2023

Isco do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë.

“Sky Germany” ka raportuar se Union Berlini ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll.

Isco thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara, me një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Në marrëveshje thuhet se do të përfshihet edhe opsioni për vazhdimin e kontratës edhe për një vit më shumë.

Mediumi gjerman gjithashtu ka raportuar se 30-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të martën.

Isco do t’i bashkohet Union Berlinit si futbollist i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Sevillas, klub me të cilin shkëputi kontratën në dhjetor të vitit të kaluar.

Komento: